A u përjashtua Spiropali? Reagon Blendi Klosi pas mbledhjes: Është …
Asambleja e PS është mbyllur pa një vendim për kërkesën e kryesocialisit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e Elisa Spiropalit.
Mësohet se kërkesa nuk është hedhur fare në votim, ndërsa sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi konfirmoi pas mbledhjes se Spiropali është ende anëtare e PS.
Klosi: Prandaj janë diskutime të brendshme. Vendimmarrja ishte për miratimin e platformës ‘Këshilltari i bashkisë sime’, miratimin e procesit për të vazhduar fushatën elektorale në çdo cep të territorit.
Gazetarët: Do ta shqyrtoni në një moment të dytë? A është anëtare e PS, Elisa Spiropali?
Klosi: Po është anëtare e PS.
