U distancua nga romancat në BBVK 5, zbulohet se kush është e dashura e Bejtës

ShowBizi

Që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, Bejta është distancuar nga mundësia e krijimit të një romance me banoret e tjera, duke bërë të ditur se jashtë shtëpisë e pret partnerja e tij.

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja rreth partneres së tij. Vajza quhet Tina dhe jeton në diasporë, ndërsa dyshja janë në një lidhje dashurie prej më shumë se dy vitesh.

Po ashtu është shfaqur edhe një fotografi e çiftit e realizuar në Aeroportin e Prishtinës, teksa mbetet për t’u parë nëse ajo do ta vizitojë Bejtën gjatë qëndrimit të tij në spektakël.

Kujtojmë se Bejta ka tërhequr vëmendje të madhe edhe për paraqitjen e tij, pasi njihet për mbajtjen e syzeve të zeza gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Lajmet e fundit