Zbulohen dy emrat që pritet të hyjnë sonte në Big Brother VIP Kosova

ShowBizi

Shtëpia më e komentuar në vend pritet të bëhet edhe më interesante sonte, pasi dy banorë të rinj pritet t’i bashkohen garës në Big Brother VIP Kosova.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Edita Abazin, e cila njihet si grimere, si dhe Shkëlqim Reçica.

Hyrja e tyre pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet të shihet se si do të priten nga banorët aktualë dhe çfarë ndikimi do të kenë në lojë.

Të gjitha detajet priten të zbulohen gjatë spektaklit të sontëm.

Lajmet e fundit