“1000 orë filmime er*tike me socialistë”, Rama i përgjigjet ‘B0MBES’ së Majkos/ ‘Vetëm ti dhe nëna ime…’

Te Fundit

Të tjera detaje janë zbardhur nga diskutimet në dyer të mbyllura në Asamblenë e Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë në Gjirin e Lalëzit.

Deputeti Pandeli Majko ka ngritur shqetësimin per ekzistencën e rreth 1000 videove intime, në të cilat, sipas tij, mund të jenë të përfshirë edhe persona nga radhët e Partisë Socialiste.

Në kushtet kur zgjedhjet vendore po afrohen, Majko ka sugjeruar se ata që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet që mbajnë aktualisht.

“Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko.

Deklarata e deputetit është shoqëruar edhe me një reagim me humor nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kujtuar publikimin e fotove të tij nudo në të kaluarën.

“Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe”, ia ka kthyer kryesocialisti, raporton Report Tv.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit