“ 1000 orë filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “B*MBËS” së Majkos: Vetëm ti dhe …
Një diskutim ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste midis Edi Ramës dhe Pandeli Majkos. Ish-kryeministri i është referuar rreth 1000 orëve video erotike që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, në të cilat aludohen të përfshihen edhe emra brenda familjes socialiste.
Ai ka kërkuar distancimin e tyre dhe largimin nga funksionet që mbajnë nëse janë të përfshirë në video, në kuadër edhe të zgjedhjeve vendore që janë vetëm pak muaj larg.
“Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko.
Por reagimi më i çuditshëm erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili përdori si argument fotot e tij nudo, të publikuara si armë zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të vitit 2007 kur atëherë kryetari i PS-së në opozitë kandidonte për kryebashkiak të Tiranës. ës.
“Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe e vota” , ia ka kthyer kryesocialisti.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste të shtunën janë raportuar tensione në diskutimet pa kamera, me Erion Veliajn që u shkarkua nga pozicioni i drejtuesit politik të partisë në kryeqytet dhe Elisa Spiropali e Plarent Ndreca të larguar nga të gjitha forumet./report-tv.al
